Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ja si të ruani po të njëjtën ngjyrë tek rrobat si në ditën e parë që e keni blerë me këtë truk mjaft të lehtë

Pantallonat e materialit xhins që rëndom kanë ngjyrë blu, bojëqielli ose të zezë, kanë tendencën të zbehen falë larjes në lavatriçe.

Uji i fortë dhe larësi e dobësojnë ngjyrën dhe nxisin shkarkimin e saj.

Megjithatë, nëse tregoni kujdes gjatë larjes, do të ngadalësoni procesin e zbardhjes së pantallonave tuaja.

Sekreti qëndron tek larësi dhe frekuenca e larjes.

Si T’i Lani Pantallonat Me Kujdes?

Së pari, duhet të dini që pantallonat e këtij materiali nuk duhen larë shumë shpesh.

Ato duhen larë një herë në 4-6 javë.

Nëse vëreni njolla, përdorni larësin e enëve për një pastrim të shpejtë të njollës, ose mund t’i lani me dorë.

Përpara futjes në lavatriçe, xhinset duhen kthyer për së mbrapshti, sepse do të parandaloni dëmet e larësit tek ngjyra.

Uthulla e mollës shërben si solucion për ruajtjen e ngjyrës dhe heqjen e njollave, ndaj mund ta përdorni atë për larje të mirë të pantallonave.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë që një material të tillë ta lani me rroba të tjera me ngjyrë të errët.

Kombinimi i disa rrobave ndihmon në ruajtjen e ngjyrës.

Sa i përket temperaturës, një material të tillë kërkon temperaturën më të ulët dhe një proces larjeje të butë.

Përkujdesja Pas Larjes

Xhinset duhet tharë në ambient të hapur.

Ato duhen va rur në tel nga ana e rripit.

Xhinset duhen mbajtur larg ndriçimit të drejtpërdrejtë të diellit sepse një gjë e tillë do të nxisë shkarkimin e ngjyrës.

Si Të Ruani Ngjyrën Tek Xhinset e Zeza

Nëse keni blerë një palë xhinse të reja me ngjyrë të zezë, përpara larjes duhet të përdorni uthullën e mollës dhe kripën për të mbrojtur ngjyrën nga larjet e ardhshme.

Mbusheni një legen me ujë të ftohtë, hidhni një filxhan çaji uthull dhe një lugë gjelle kripë.

Lërini xhinset në këtë tretësirë për disa orë, shpëlajini dhe vishini.