Behuni gati per nderrimin e ores. Do te flini me shume nga kjo datë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndryshimin e orës nga vera në dimër, teksa akrepat e orës kthehen një orë prapa.

Konkretisht, këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, pra akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke treguar 02:00, dhe kështu, do të fitojmë një orë shtesë gjumë.

Ora dimërore do të mbetet në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2026 (29 mars), kur do të kthehemi në kohën verore.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.