Donaldi dhe Bora ishin një ndër çiftet më të përfolura të ‘showbizit’ shqiptar gjatë kohës që ishin bashkë dhe çdo lajm rreth tyre ngjallte shumë interes për njerëzit. Por ndarja e tyre erdhi e papritur dhe të gjithë donin të dinin se çfarë ndodhi pasi ata kishin më shumë se dy vite që bashkëjetonin. Gjatë qendrimit të tij në “BBVip”, Donaldi ka zgjedhur ‘të hapë zemrën’ dhe të flasë për këtë çëshjte delikate që jo të gjithë e dinë si ishte dhe pse përfundoi. Duke folur me banorët ai dha më shumë detaje duke treguar se nuk janë ndarë mirë, por me debate.
I pyetur se a e do ende, Donaldi nuk ka referuar që të japë një përgjigje ekzakte, duke lënë hapsirë për interpretim rreth asaj që ka dashur që të thotë. Më tej ai nuk nguroi të pranonte se e ka marrë malli për Borën.
Biseda mes katër banorëve:
Kledi: Po ti ke vllai pasur ndonjë love story, ndonjë lidhje të gjatë? Ke pasur lidhje të gjatë apo vetëm 2-3 ditë, 4 orë?
Donaldi: Jo ore kam pasur, si nuk kam pasur
Kledi: Dashuria e parë?
Donaldi: Lidhja e parë, se nuk mund të them dashuria e parë. Lidhja e parë në gjimnaz si të gjithë. Është si historia që tha Fifi. Katil fare pa lidhje. Fëmijë komplet. Ndoshta ngaqë Vlora ka qenë qytet i egër, e ke parasysh. Prandaj thashë këto vendet e vogla në përgjithësi flasin.
Kledi: Lidhja e gjatë?
Donaldi: E kam pasur deri para pak muajsh lidhje të gjatë.
Kledi: Para se të futesh? Shkaku që je ndarë kjo?
Donaldi: Kush?
Semi: Jo, jo para se të futej. Para disa muajsh.
Donaldi: Shkaku ishin shumë gjëra, s’ishte vetëm një.
Fifi: Po pse je nda?
Donaldi: Se u bënë shumë gjëra bashkë.
Kledi: Sa vite ishit bashkë?
Donaldi: 2 vite e gjysmë.
Kledi: Bashkëjetonit?
Donaldi: Po
Kledi: Ou, moshë më e vogël?
Donaldi: Më e madhe
Kledi: Sa?
Donaldi: 2 vite e gjysmë – 3
Semi: 3 vite. Ylli bukur
Fifi: Të gjithë e dinë se ka qenë me Bora Zemanin
Kledi: Se njoh
Donaldi:Po se njeh ti
Fifi: Është moderatore. A e ke pa “Për’puthen”?
Kledi: Po. Ajo zeshkania? Ajo është yll. Kena një shije daku. Është kompliment.
Donaldi: Po jemi çift pra, mendojmë njësoj.
Kledi: Shumë e mirë
Fifi: A keni raporte të mira tani? A jeni nda mirë apo keq?
Donaldi: Jemi ndarë keq. Jemi ndarë me debate, me diskutime me shumë gjëra. Nuk është se jemi ndarë se duhet të ndahemi se nuk bëjmë për njëri-tjetrin.
Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin
Kledi: Edhe unë mendoj
Semi: E di shumë mirë
Fifi: A e do?
Donaldi: S’di ta them
Fifi: A të mungon
Donaldi: Më mungon, nuk di ta them. Jam shumë i turbullut
Fifi: Për çfarë?
Donaldi: Për gjërat që kanë ndodhur. E ke parasysh
Fifi: Çfarë situatash kanë ndodhur?
Kledi: Xhelozi?
Donaldi: Po të gjitha bashkë kanë qenë, xhelozi. Thjesht ziheshim shumë. Mund të ziheshim gjithë ditën rritje 4-5 minuta mirë, 10 minuta, 1 orë mirë, e gjatë gjithë kohës ziheshe. Kapeshim për gjëra pa lidhje. E pastaj u bë e vështirë. Nuk u ndamë se nuk duheshim.
Fifi: Jeni nda se lidhje toksike
Semi: Janë shumë të njëjtë. Janë fotokopje e njëri-tjetrit. Thjesht njëri është çun e tjetri është gocë.
Donaldi: Po jemi të njëjtë
Semi: Të dy gjela
Donaldi: Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjithë jetën
Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon për ta takuar?
Donaldi: Se di, se di realisht.
Semi: Ishin dy njerëz që sa u takuan, dukeshin se kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.