Kanë kaluar disa ditë që nga momenti kur u bën publike disa foto të Beartit dhe Teas që shiheshin duke u puthur. Kjo u pasua me reagimin e tyre që e pranuan lidhjen dhe treguan për historinë e tyre. Reagimet e fansave ishin të shumta në lidhje me këtë ngjarje e cila u kthye në skandal pas akuzave të shumta nga protagonistët dhe jo vetëm. Vëmendja që kjo ngjarje mori ishte shumë e madhe dhe u diskutua për shumë gjatë, dhe kjo vëmendje duket se nuk i ka pëlqyer aspak Teas. Në intervistën e parë televizive, Tea dhe Bearti u shfaqën shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, por zyrtarizimi i lidhjes mes tyre u ka marrë shumë kohë. Por duket se vëmendja e treguar ndaj tyre është kthyer në problem dhe po përpiqen ta anashkalojnë.
Na ka marrë kohë zyrtarizimi i lidhjes për shkak të njohjes së njëri-tjetrit, nuk kemi shumë që njihemi. Është bërë drama më e madhe dhe pa lidhje mendoj unë, ka kauza shumë të rëndësishme për momentin që duhen diskutuar, sesa dashuria ime dhe e Beartit. Po mundohemi ta anashkalojmë këtë vëmendje.
Ndërkohë në lidhje me shkrimet e mediave ndaj tyre Tea shprehet se kjo është puna e tyre dhe se ka mbyllur gjithcka me produksionin.
Mediat duan klikime, kështu që është puna e tyre se çfarë shkruajnë. Kam mbyllur gjithçka me produksionin dhe jemi shumë të lumtur.