Autoritetet greke kanë vendosur që pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 22 Shkurt. Ky vendim i palës greke vjen për shkak të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.
Për këtë vendim sot është informuar dhe pala shqiptare për shtyrjen e afatit të bllo kimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Deri në 22 Shkurt dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.