Jepet lajmi mire/tregohet plani i qeverise per muajin dhjetor, kthimi i ngjyrave dhe

“Nëse repartet e spitaleve do të mbajë, nuk do të merret asnjë masë dhe do pushimet e fundvitit do të jenë si të tjerat para Covid.

Nëse nga ana tjetër rriten shtrimet, masat do të bëhen në territore, në bazë të sistemit të ngjyrave. Nuk e kemi pezulluar ligjin që parashikon fashat e rrezikut..

Me të verdhën kthehen maskat ne ambjentet e jashtme dhe në restorant ka limit 4 në tavolinë”. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza në një intervistë për Corriere della Sera.

“Për momentin nuk kemi planifikuar asgjë, nuk ka rregulla në studim – shton ai – Dimri është stina më tinëzare, sepse jeni më shumë në ambiente të mbyllura, ndaj ftesa ime është të jeni totalisht të kujdesshëm, të mbani maska ​​dhe të respektoni distancën”. Dhe për ata që duan të udhëtojnë Speranza thote me shaka. “Jam për pushimet në Itali”. /shqiptari.net