Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi i kanë dhene fund marteses se tyre.
Çifti rreth 4 vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA. Por duket se kjo shpërngulje ka sjellë probleme në jetën familjare. Duket se Shpëtimi dhe Mira i kanë dhënë fund martesës së tyre në SHBA.
Këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.
Në fakt Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai ka vendosur të rikthehet në vend, ku dhe ka nisur menjëherë punën si kompozitor.
Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohet që kthimi është përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh ka zgjedhur të ruaj një profil të ulët në media.
Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era”, për t’u rikthyer kështu edhe në skenë.
Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re. Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.