Pas suksesit të padiskutuar të “PërPuthen”, pritet të fillojë së shpejti edhe “PërPuthen 40”. Ky emision do të jetë vendi i njohjeve të reja, për persona mbi moshën 40 vjeç.
Në një lidhje me ‘Skype’ për “Ftesë në 5” Bora Zemani tha se ka një numër të madh persona mbi 40-vjeç që kanë kërkuar t’i bashkohen programit, duke shtuar se në audicione ka patur më shumë femra se sa meshkuj.
Madje ajo shtoi se pjesë e programit mund të bëhet edhe një grua 64-vjeçe, e cila është në fazën e fundit të audicioneve.
“Në fakt, në audicione kemi patur më shumë femra që kanë dashur të bëhen pjesë sesa meshkuj. Realisht ne jemi habitur, nuk e prisnim këtë fluks kaq të madh. Kishim atë dyshimin nëse është gati Shqipëria për këtë program?
Por në fakt ka patur shumë të interesuar dhe një nga zonjat që ndoshta do i bashkohet programit është 64-vjeç dhe është në fazën e fundit të audicionit”, tha Zemani.