Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Jo vetëm temperaturë dhe humbje e nuhatjes, sipas mjekëve italianë këto janë shenjat më pak të zakonta të Covid-19 që s’duhen injoruar

Nga simptomat që tregojnë infektimin me Covid-19 janë, humbje e shijes, nuhatjes apo vështirësi në frymëmarrje, por këto nuk janë të vetmet që lidhen me sëmundjen e Koronavirusit.

Një studim ka zbuluar disa shenja të tjera që mund të tregojë se një person është i infektuar me Covid-19. Një prej simptomave përfshin, skuqje ose shenja të ngjashme në lëkurë me atë të lisë së dhenve.

Sipas një studimi të dermatologëve në Lombardi, të 88 personat që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, ata zbuluan se afërsisht 20 përqind kishin simptoma të lëkurës. Këto simptoma konsistonin në skuqje, shenja apo pika si ato të lisë së dhenve.

Dobësi e muskujve, marramendje

Simptoma të lehta neurologjike të tilla si humbja e shijes ose nuhatjes, dhimbje koke, marramendje, ose dobësi të muskujve, mund të shfaqen në fillim të sëmundjes.

Komplikime kardiovaskulare

Covid-19 mund të rrisë rrezikun e mpiksjes jonormale të gjakut. Kur mpiksjet formohen në enët e vogla të gjakut, kjo mund të shkaktojë simptoma të vogla të lëkurës.

Ndaj ruani distanicimi social dhe tregohuni vigjilent.