Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ju ka vajtur mendja për gurabie? Kjo është receta për t’i bërë më mirë se shefat e pastiçerive

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë. Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane. Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur për herë të parë në shekullin e 15-të.

Ato mund të konsumohen veçmas ose të shoqërohen me një filxhan me çaj. Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Përbërësit për 40 gurabije me gjalpë: 500 gramë gjalpë të tretur, 600 gramë sheqer pudër, 1 kg miell, 1 gramë vanilje

Përgatitja e gurabijeve
Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve. Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin.

Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur. Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene.

Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin. Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri.

Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të ketë formuar brumin, fillojmë ta punojmë me duar. Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake. Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.