Roza Lati nuk e ka mbyllur ende sezonin e pushimeve. Moderatorja ka shkuar në Greqi për të shijuar disa ditë pushimi dhe nuk kanë munguar fotot e videot nga udhëtimi e nga hoteli ku po qëndron.
Por postimi që bëri këtë mëngjes mori më shumë vëmendje. Pse do thoni ju?! Po ja, Roza na tregon se mëngjesin sot ja ka përgatitur ai.
Se kush është ai nuk e dimë, por nuk është e vështirë të kuptohet se bëhet fjalë për partnerin e moderatores, të cilin ajo ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut.
Djali që i ka vjedhur zemrën Rozës duket të jetë shumë i kujdesshëm ndaj saj duke i përgatitur një pjatë të shijshme, teksa shihen edhe dy gota lëng, me një pamje fantastike të detit dhe malit përballë tyre.