Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ka 10 fëmijë, 9 vajza dhe 1 djalë/ Gruaja shqiptare të emocionon shpirtin: Besimi në Zot më ndihmoi t’i rrisja

Nje mrekulli e vertet ku degjon nje nene qe ka 10 femije.

Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi 10 femijet e saj 9 vajza dhe 1 djali.

Ajo së bashku me familjen e bashkuar ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype”

Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është aspak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë.

Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e secilit prej fëmijëve i mban të shënuar në një bllok.

Veç se një nënë shumë e mirë dhe amvise me kohë të plotë, Ajkuna së fundmi ka filluar të aplikojë një art thuajse unik. Ajo bën skulptura të ndryshme me dyllin e bletëve.

“Kisha ëndërruar katër fëmijë, 2 vajza e dy djem. Kam pasur vështirësi, 9 vajza kanë shumë kërkesa, secila ka qejf ato gjërat e veta. Por ia kam dalë. Ditëlindjet ua mbaj shënim në një bllok. Duhet të kesh shumë fuqi sepse kërkojnë angazhim të madh. Më kanë ndihmuar dhe vajzat më pas, tre të mëdhatë, kur më kanë lindur binjakët. Shumë e vështirë të rrisësh fëmijë binjakë. Nuk u gëzova aq shumë kur mora vesh që i kisha binjakë”, tha ajo.