Arjola Demiri ka treguar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, vështirësitë e shumta që ka pasur martesa e saj.
Së fundmi ajo është ndalur tek momenti i divorcit dhe sakrificat që i është dashur të bëjë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të saj.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, tha ajo.
Gjithashtu Arjola ka shtuar se me babin e fëmijëve të saj nuk ruan më asnjë komunikim, pavarësisht se fëmijët janë në kontakt të vazhdueshëm.