Kancelari gjerman thirrje urgjente BE-së për shqiperine diten e sotme ja për çfarë bëhet fjalë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar ditën e sotme se bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur,

Ai ka thene se:“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.