Vapa është “armiku” kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake, por i kujtdo që ekspozohet gjatë, në orët më të nxehta të ditës.
Cilat janë simptomat te personat që shfaqin probleme të zemrës në temperatura të larta?
Ndër më të shpeshtat është ndjesia e këputjes. Kjo ndodh, sepse trupi humbet shumë ujë dhe kripëra me anë të djersitjes. Mund të kemi edhe dhembje koke, marramendje, në raste më të rënda dhembje të gjoksit. Ankesë tjetër mund të jetë marrja e frymës, dhembje mbi stomak.
Çfarë duhet të bëjmë në këto raste?
Personi duhet të vendoset në një vend të freskët, të lehtësohet nga rrobat e tepërta, të konsumojmë sa më shumë ujë, të freskohet me ujë të ftohtë. Nëse këto shqetësime zgjasin më shumë se 1 orë atëherë duhet të marrë shërbim të specializuar.
Si duhet të veprojmë, nëse ndiejmë një dhembje të papritur dhe të fortë të kraharorit?
Duhet shkuar menjëherë në urgjencë kardiologjike. Ekzaminimi i parë që kryhet është elektrokardiogram, EKG. Është një ekzaminim mbi 100- vjeçar, por mjaft i rëndësishëm ende, për të vërtetuar apo përjashtuar një problem kardiak. Gjithsesi, duhet theksuar se një EKG normale nuk përjashton me siguri një problem koronar, prandaj sot kryhen ekzaminime të tjera laboratorike siç janë enzimat kardiake (troponine e kreatine kinaza-MB) të cilat janë mjaft specifike, si dhe ajo që vulos diagnozën-koronarografia.
Dëgjojmë shpesh gjatë verës për “goditjen nga i nxehti”, çfarë është?
Është një gjendje shumë serioze, ku temperatura është më e madhe se 39 gradë Celsius, lëkura është e thatë e kuqe dhe e nxehtë, dhembje koke pulsuese, puls i shpejtë, ndjesinë e të vjellit, marrje mendsh deri në humbje të koshiencës lëvizje të pakontrolluara. Pacienti duhet të dërgohet me urgjencë në spital, pasi kjo gjendje mund të ketë edhe pasoja fatale.
Kategoritë më të rrezikuara nga i nxehti:
– Të moshuarit
– Fëmijët
– Personat që vuajnë nga Diabeti
– Obezët
– Gratë Shtatzëna
– Individët të cilët punojnë me orë të gjata në ambiente të hapura.
– Përdoruesit e alkoolit
– Ata që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm
– Të sëmurët kardiakë, ata që kanë vendosur stente, etj.
Masat Parandaluese
1. Të shmangen daljet nga shtëpia në orët më të nxehta të ditës 11:00-17:00
2. Konsumoni sa më shumë ujë
3. Vishni tesha të lehta pambuku me ngjyrë të çelët.
4. Mbani kapele me ngjyrë të çelet dhe syze dielli
5. Të shmangni përdorimin e alkoolit, kafeinës si dhe sheqernat
6. Sasia e tepërt e çajit dhe e kafeinës çon në efekte diuretike
7. Njerëzit që janë të ekspozuar në temperatura të larta për kohë të gjatë për shkak të profesionit duhet të konsumojnë 2 gota ujë në orë
8. Qëndroni në ambiente të freskëta
9. Konsumoni ushqime të lehta
10. Lyhuni me krem SPF
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Shijet e jetes do ti gjeni ketu