Mateus Frroku ka qenë i ftuar ditë e sotme në programin “E Diell” dhe ka marrë pjesë në lojën me vezë. I pyetur se cili është këngëtari që është “skandal” sepse nuk di të këndojë në realitet Mateus ka hezituar për të dhënë përgjigjën e tij si fillim.Pas disa momentesh ai është shprehur se Donald Veshaj nuk di të këndojë fare, duke shkaktuar siklet tek kolegët e pranishëm.
Kujtojmë se Donaldi vetë është shprehur që edhe pse ka bërë disa këngë deri tani, nuk e konsideron veten si këngëtar.Ai ka thënë që kënga është një mënyrë për të shprehur veten dhe emocionet tona por nuk do e konsideronte veten një këngëtar profesionist dhe se nuk e synon diçka të tillë.Mateus është pyetur gjithashtu për jetën e tij private dhe më konkretisht se kush është vajza që i ka rrembyer zemrën. Sigurisht që ai është munduar t’i shmanget pyetjeve por është dorëzuar në një moment duke zbuluar se e dashura e tij quhet Xhejsi dhe se ajo është muzikante.Mateus tha se ata janë njohur teksa punonin bashke por nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër duke u munduar sa më shumë të ruajë privatësinë. Ne fund ai bëri një deklaratë dashurie duke i thënë asaj “më ke mua”.