I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtari Ardian Bujupi nuk kishte si të shpëtonte as nga pyetja nëse është në një lidhje dashurie.
Ai është shprehur se është disi e ndërlikuar dhe deri tani nuk ka pasur diçka serioze me asnjë vajzë. Nëse do lidhet seriozisht, nuk e ka problem që të dalë para publikut dhe ta nxjerrë në media. Ai ka treguar edhe se si e do gruan e tij ideale. Në bisedë me Rudina Magjistarin, Bujupi tha edhe si e ëndërronte vajzën e ëndrrave.
“Si është zemra jote, është i dashuruar Ardian Bujupi apo jo? i ke kënduar dikujt një këngë?”
Është një temë e ndërlikuar, nëse këndoj një këngë apo shkruaj një tekst normalisht që kam punë me personalitetin. Për shembull nëse flas për Zhuljetën, nuk flas për Zhuljetën, por për një tjetër emër. Lidhjet e mia, ose dashuria, nuk ka akoma diçka konkrete për t’ja treguar mediave, prandaj unë nuk i shpall.
Nuk jam tip që jap emra që të them kam qenë me këtë influencuesen ose me modelen. Nuk e shoh të arsyeshme të shpall një herë njërën, një herë tjetrën, nëse e kam një seriozisht, mund ta kap përdore dhe të dal në media e të vij këtu.
Fakti që ke filluar të bësh llogaritë e moshës, ke filluar të kuptosh që pak nga pak do fillosh të mendosh këtë pjesë.
Këtë pjesë kam filluar ta mendoj që 5 vjet, por nuk ka dalë akoma personi i duhur.
Po si është vajza ideale për ty?
Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë tek shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë.