Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Këngëtari i njohur tregon arsyen prekëse pse vendosi të futej në sallën e lindjes së bashkëshortes

Reperi i njohur, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, ka mirëpritur djalin e tij të dytë më 26 shtator, të cilit i kanë vënë emrin Front.

Në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit”, Goldi ka zbuluar ndjesinë e të bërit sërish prind. Ai tregoi se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë vuajtjet që kalon çdo nënë.

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë. Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani te djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuajtjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”, tha reperi.

Më tej, artisti rrëfeu se ai është djalë i vetëm dhe u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë.

“Unë jam një djalë që jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992. Nuk kam pasur as vëlla dhe as motër. Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla. Jam krenar tani që i kam”, shtoi ai.