Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Këngëtarja e njohur humb babanë në moshë të re/ E la kur ishte 3-vjec dhe ajo nuk i foli më as kur

Një lajm vjen për familjen e Adele, pasi ajo ka humbur të atin në moshën 57-vjeçare. Ky lajm u konfirmua nga një burim pranë këngëtares për prestigjiozen “The Sun”

“Familja natyrisht është shumë e mërzitur . Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet”, u shpreh burimi.

Më herët, këngëtarja e famshme ka folur për raportin me babanë e saj, pasi Mark brak tisi nënën e saj kur ishte vetëm 3 vjeç. Adele është shprehur se nuk e urrente të atin por marrëdhënia e tyre u përkeqësua me kalimin e viteve.

Në vitin 2015, i ati i këngëtares pretendoi se ata i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre.

Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes.