Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Këngëtarja shqiptare bën mirë , dhuron 100 mijë euro për fëmijët e varfër: Kam një vajzë vetë çdo fëmijë duhet të jetë i lumtur!

Reperja e njohur ndërkombëtarisht me origjinë nga Kosova, Loredana Zefi, ka hapur zemrën e saj për fëmijët në nevojë.

Të shtunën në Gjermani është mbajtur një mbrëmje humanitare, e cila është quajtur “Ein Herz für Kinder” (Një zemër për fëmijët). Pjesë e së cilës ka qenë edhe reperja me prejardhje nga Ferizaj.

Në të njëjtën mbrëmje, ajo ka marrë vendimin të dhurojë plot 100 mijë euro për fëmijët në nevojë. Në fjalimin e saj, reperja Zefi u shpreh se është vet nënë e një vajze dhe se do të dëshironte që të gjitha nënat të përjetonin momente të mira me fëmijët e tyre, ashtu sikurse ajo.

“Unë kam një vajzë që së shpejti do të bëhet 2 vjeçe. Unë kam parë se si ajo ecën, si flet. Për mua si nënë është shumë e rëndësishme që edhe nënat e tjera të provojnë këtë lumturi. Të dhurojë 2 mijë euro nuk është e mjaftueshme për mua, unë fitoj pak më shumë. Do të dhurojë 100 mijë euro”, ka thënë Loredana.