Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kerkesa e femijeve te Liridones qe i ben dajes se tyre kur e takuan ne Suedi

Vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra disa muaj më parë në Kosovë ka takuar dy fëmijët e saj në Suedi. Leonard Ademaj tha se kërkesë e tyre ishte që të vijnë në Kosovë dhe të vendosin lule te varri i nënës së tyre.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes? Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.