Këtë foto e keni parë të gjithë, nuk do ta besoni si duket sot gruaja dhe fëmija që mbante në krahë

Me siguri të gjithëve ju ka rastisur ta shihni këtë foto, të shkrepur 19 vite më parë nga fotografi boshnjak Damir Sagolj, gjatë periudhës së luftës së Kosovës.

Në foto shihet një kolonë e gjatë banorësh të Kaçanikut me në fokus një grua me shami të bardhë në kokë, teksa mbante në gji foshnjën.

Gruaja në foto quhet Sherife Luta, asokohe ishte 22 vjeç. Ajo doli nga shtëpia me babain e saj, foshnjën 6-muajshe për t’i shpëtuar granatimeve të serbëve në fshatin Ivajë të Kaçanikut. Ndërsa bashkëshorti i saj i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare.

Sherife ka folur për herë të parë në një intervistë për “arbëresh.info” ku tregon për vështirësinë e rrugëtimit dhe momentin kur pa foton.

“Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë. Pas dhjetë minutash nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione. Kur kemi mbërri në fshati Bllacë kanë ardhur disa gazetarë dhe më kanë dalë përpara më kanë fotografuar. Po ashtu më kanë thënë t’ia zbuloj fytyrën foshnjës por unë nuk kisha fuqi, doja vetëm të ecja. Kur u kthyem nga lufta pas disa ditës burri erdhi në Prishtinë kishte punë dhe pasi u kthye në shtëpi më tregoi fotografinë që e kishte parë dhe tha se kishte dalë në gazetat tona. Unë u ndjeva shumë e mërzitur por edhe e emocionuar”, është shprehur me lot në sy Sherife.

Ndërsa vajza e saj Besa e cila atëherë ishte shumë e vogël dhe nuk e kuptonte çfarë po ndodhte, shprehet se kur ka marrë vesh se është ajo në foto, ka pasur shumë kureshtje të dijë për atë periudhë.

“Kam mbetur e habitur dhe nuk kam besuar që unë jam në foto. Ishte një ndjenjë tejet interesante dhe kur e kam parë foton e kamë pyetur shumë herë nënën për atë kohë. Nuk mundja të besoja që nëna më kishte mbajtur aq gjatë në krahë. Në shkollën fillore e kanë ditur por në shkollën mesme jo, dhe një profesor kur iu ka treguar ata kanë mbetur të habitur. Unë jam interesuar edhe kush e ka bërë këtë fotografi por nuk kam mundur ta gjejë”, është shprehur Besa.