Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Këto janë 6 gjërat që nuk duhet kurrësesi ti hidhni në tualet

Në jo pak raste të gjithëve na ndodh që të hedhim brenda tualetit tonë sendet më të çuditshme të mundshme duke përfshirë peshqirë, mbeturina koteleje, dorashka pastrimi, barna mjekësore, tampona etje.Një veprim jo i përgjegjshëm nga secili prej nesh që rrezikon jo vetëm dëmtimin e tualetit, por pse jo dhe shëndetin tonë. Në jo pak raste si pasojë e sendeve që ne hedhim brenda tualetit bllokohen tubat duke shkaktuar dëme të kushtueshme financiarisht pasi duhet domosdoshmërish ndërhyrja e hidraulikut.

Mirëpo në jo pak raste ky uji i cili filtrohet na kthehet përsëri dhe pavarësisht impianteve moderne, kur bëhet fjalë për mbetjet e drogës dhe plastika mund të dëmtojë mjedisin tonë.

Për shëndetin e shtëpisë tuaj, për furnizimin me ujë dhe për një mjedis të shëndetshëm më poshtë do të gjeni listën e 7 gjërave të cilat nuk duhet t’i hidhni në tualetin tuaj.

1-Lentet e kontaktit
Afërsisht 20% e përdoruesve të lenteve të kontaktit i hedhin ato brenda tualetit. Edhe pse ato janë kaq të vogla kanë një ndikim në mjedis pasi janë të bëra me plastikë.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Arizonës zbuluan se pas trajtimit përmes një sistemi të ujërave të zeza, lentet e kontaktit degradohen në grimca mirkoplastike, diçka që mund të ndotë rrugët ujore dhe të dëmtojë organizmat tonë.

2-Medikamentet
Kur ilaçet kalojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza ato i mbijetojnë procesit të flirtimit dhe bëjnë rrugën e tyre në lumenj apo përrenj dhe në një formë ose në një tjetër shkojnë edhe në organizmat tonë. Ato paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.

3-Yndyrat ushqimore

Në jo pak raste na ndodh që ta hedhim gjellën e mbetur brenda tualetit. Epo ky është një veprim i gabuar pasi kur yndyra kalon në tubat e ujërave të zeza ajo ngurtësohet dhe mund t’i bllokojë ato.

4-Tamponat

Ata nuk mund të përpunohen nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza dhe dëmtojnë agjentin dhe shëndetin tonë thonë ekspertët.
5-Prezervativët

Edhe këta, po ashtu si tamponët nuk përpunohen dot nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.

6-Sprajt insektesh
Mos e hidhni sprajtin e llakut apo të insekteve sepse ato janë mbetje të rrezikshme që duhet të hidhen në objekte e caktuara për grumbullimin e tyre.