Regjizorja Dalina Buzi ka njoftuar në Instagram se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks për të hequr implantet.
“Unë gjithmonë jam karakterizuar si një vajzë me gjoks të bëshëm, dhe pas lindjes së Helenës në 2012, në shtatzëni kam marr shumë peshë, mbi 80 kg dhe menjëherë më pas mu desh të kthehesha në punë te e Diela Shqiptare, dhe falë dietës arrita të shkoja 58 kg.
Ky ndryshim u reflektua dhe në gjoks, ishte një pamje jo shumë interesante, meqënëse unë kam Anabelin dhe kam akses në klinika, u tundova që ta rimodeloja gjoksin, unë nuk doja të kthehesha te numri im, se nuk e kisha me qejf, pasi gjoksi i madh është një problem, jo me kurrizin, plus me pasiguritë, që bluzet duken shumë të hapura.
Kirurgu refuzoi duke thënë se duhet të respektonte biologjinë e trupit tim, vura impante në 2013. Që nga ajo ditë derimë sot kam pasur probleme me impliantet, sepse nuk më qëndruan në xhep, trupi im nuk i pranoi kurrë implantet, dhe krijova një kapsul fibrozus, që gjoksi pati shumë probleme. Nuk e shijova kurrë këtë pjesë, nuk ishin format e dëshiruara, dhe për më tepër implantet ishin shumë të rënda. Impanti ishte 315 plus indi dhjamor, ishte problem shumë i madh.
Vendosa që do ta operoja sa të mbaroja xhirimet, zgjodha Vjenën pasi spitali ku jam e njoh shumë mirë, kryeinfermierja është nga kosova, është një superzonjë, së bashku me mjejken që më operoi se është specialiste. Kirurgia më tha se kisha bërë shumë mirë, pasi trupi im nuk e do implantin, gjëra të jashtme.
Kështu që u futa në një operacion që zgjati 5 orë, përfundimisht i kam hequr implantet dhe tashmë jam me gjoksin tim. Jam shumë më mirë tani, duhet thënë marshallah. E ndava këtë informacion me ju se më duket idiotësi që të fshehim gjëra, dhe e dyta operaconi estetik është shumë delikat, unë nuk e dija që trupi im nuk pranonte gjëra të huaja, unë duhet të mbështetem shumë te ato që më ka dhënë zoti.
Duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e kirurgëve, lexoni shumë dhe kini parasysh një gjë, 50% është puna e kirirgut dhe 50% është punë rigoroze në palestër”, ka treguar Dalina.