Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kishte mijëra fustane dhe kostume në gardërobë, e dini pse mbretëresha Elizabeth nuk vishte kurrë dy herë të njëjtat veshje?

Të jesh pjesë e një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, është shumë më e vështirë nga ç’mund ta imagjinoni. Dhe kur kjo familje është familja mbretërore angleze, e cila njihet për frymën hermetike dhe rigoroze të ruajtjes së privatësisë dhe respektimin të kodeve të caktuara të sjelljes, çdo lajm rreth tyre përbën bujë, edhe zakonet nga më të çuditshmet për shembull.

Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që e ndjera mbretëresha Elizabeth kishte shumë për të treguar, sidomos kur bëhej fjalë për stilin e saj. Sovrania e njohur vishej nga koka te këmbët me ngjyra të forta, pasi sipas protokollit mbretëror ajo duhej të binte në sy sa herë që parakalonte me raste festash.

Ajo që nuk dini është se ndryshe nga pjesëtaret femrat të familjes mbretërore, ajo nuk vishte kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë. Dhe sigurisht që as kjo nuk ishte zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore. E thënë më ndryshe, mbretëresha Elizabeth nuk mund t’i lejontw vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsideronin si fyerje dhe mungesë respekti karshi tyre. Por ç’ndodh me to? Sipas gazetareve Zoe Burrell dhe Angela Mollard, Elisabeth u falte pas përdorimit veshjet stilistëve të saj, të cilët mund t’i vishnin ose shisnin.