Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kjo është grua/ Martesa më e shkurtër në histori zgjati 3 minuta, u ndanë për një fjalë goje

Kjo është grua/ Martesa më e shkurtër në histori zgjati 3 minuta, u ndanë për një fjalë goje

Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan.
Nusja u tërhoq gjatë ceremonisë në daljen nga gjykata, vetëm disa minuta pasi lidhën kurorë.

Arsyeja e divorcit ishte sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve dhe gruaja u zemërua aq shumë sa ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.
Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha një divorc në të njëjtën gjykatë.

Martesa treminutëshe e çiftit është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori.
Ndërkohë shumë përdorues në rrjetet sociale uruan ish-nusen për trimërinë e saj dhe u shprehën se do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse burri i tyre me të cilin sapo ishin kurorëzuar do t’i quante “budallaqe”.