Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kjo është mosha kur burrat tradhëtojnë më shumë gratë e tyre

Kur bëhet fjalë për tradhtitë bashkëshortore shpesh njerëzit kanë në mendje pamjen e një djaloshi të ri, të fortë dhe seksi. Ndonëse kjo mund të jetë e saktë në njëfarë mënyre, hulumtimet e reja kanë gjetur se njerëzit që kanë më shumë gjasa të mashtrojnë nuk janë modeli i meshkujve të mësipërm.

Një studim i fundit shokues zbuloi se 20 % e amerikanëve të martuar mbi 55 vjeç thanë se kanë mashtruar bashkëshortet e tyre, ndërsa vetëm 14 % e tyre nën 55 vjeç thanë se kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Shkalla e pabesisë dhe tradhëtisë duket se fillon pas të 70-tave.

Ky studim u zhvillua nga “Sondazhi i Përgjithshëm Social”, një sondazh sociologjik që ka mbajtur një historik të gjatë të shqetësimeve, përvojave dhe qëndrimeve të amerikanëve që nga viti 1972. Mendohet se tradhëtia pas të 55-tave lidhet me revolucionin seksual. Tradëhtitë mund të kenë qenë edhe vite më parë të shumta në këtë moshë madhore, por vetëm në ditët e sotme burrat i pranojnë më lirshëm ato.