Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kombinimi xhinxher-karotë; eliksiri që na shpëton nga 4 shqetësimet më të mëdha

Rritja e numrit të fast food-eve ka bërë që shumë njerëz t’i gjejnë ushqimet gati dhe të hanë gjithnjë e më pak perime. Për një alternativë më të shëndetshme, më poshtë keni një listë benefitesh që siguron kombinimi i karotës me xhinxherin:

Shëndeti kardiovaskular

Gingeroli prezent në lëngun e xhinxherit reagon me tipet e receptorëve angiotensin I dhe angiotensin II. Ato janë proteina që ndihmojnë rregullimin e qarkullimit të gjakut. Lëngu me karotë dhe xhinxher është një agjent i cili zvogëlon presionin e gjakut dhe redukton shanset për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare. Vitamina C e gjendur tek ky lëng është gjithashtu një faktor që kontribuon në reduktimin e riskut nga infarktet dhe sëmundje të tjera koronare.

Mbrojtje nga kanceri

Falë vitaminës C, lëngu me karrotë dhe xhinxher është një mënyrë natyrale për të luftuar kancerin. Falë vitaminës C reduktohen shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe i stomakut. Gingeroli i prnishëm në xhinxher shkakton ‘vdekjen’ e qelizave të kancerit ovarial. Kjo është zbuluar në një studim të publikuar në ‘European Journal of Pharmacology’ në vitin 2012.

Lëkurë e shëndetshme

Prodhimi i kolagjenit është më efiçent falë prezencës së vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për të shëruar plagët dhe njëkohësisht për të mbajtur lëkurën të fortë. Lëngu me karotë dhe xhinxher është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C. Kjo vitaminë është e nevojshme për shërimin e plagëve dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur lëkurën të fortë. Lëngu me karotë dhe xhinxher është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës E e cila mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Ky antioksidant, vitamina E është gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e i inflamacionit të lëkurës. Ajo ndihmon në furnizimin me lëngje dhe redukton ënjtjen.

Sistem imunitar i shëndetshëm

Përveçse i pasur me vitamina A dhe C, lëngu me karotë dhe xhinxher ka shumë efekte të dobishme. Vitamina A ndihmon në krijimin e rruazave të bardha, të nevojshme për të luftuar sëmundjet e shkaktuara nga patogjenët. Rruazat e bardha të gjakut i eliminojnë këto patogjenë.