Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Komiteti i eksperteve i shqetësuar: Jemi në ankth, dy javët e ardhshme pritet..

Zgjedhjet e fundit kane bëre që pandemia të “harrohet” për disa ditë në vendin tonë. Masat u shkelën nga shumë persona, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, ku pati grumbullime.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila u shpreh se pritet një shtim i rasteve të reja në dy javët e ardhshëm. “Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshëm pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli për A2.

Ajo që ka rënë në sy gjatë ditëve të fundit është fakti i uljes së ndjeshme të personave të shtruar në spital, por Rakacolli zbuloi se shumë prej të shtruarve aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, u shpreh Rakacolli.

Aktualisht, në spitalet Covid janë të shtruar 116 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit ndërruar jetë 5 persona.