Genti Pjetri, i njohur më së shumti për publikun si “Doktori” i emisionit “Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët, u rikthye në ekran, por jo si më parë.
Doktori ka kaluar ishemi cerebrale, ndërsa pasojat e saj, i vuan ende sot.
Gazetarja dhe prezantuesja Kozeta Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se imazhi që duhet të ruajmë imazhin që Doktori na dhuroi përgjatë viteve që punoi në Fiks Fare.
“Pavarësisht të gjithave, unë do ta kisha ruajtur Gent Pjetrin dhe nuk do u kisha servirur shqiptarëve një imazh të ndryshëm, regresist për 1 milion arsye nga ai që ata mbajnë mend….
Për më tepër, duke qenë e bindur që do ta bëja mish për top për ca klikime të qelbura nëpër portale.
Dhe do ta bëja, edhe po të mos e kisha mik e koleg!”, shkruan Kurti në instagram.