Kryhet ndërhyrja e rrallë ne QSUT nëpërmjet vetullës

Nje ndërhyrje e vështirë e realizuar nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, bëri të mundur të hiqet plotësisht tumori, pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit. Pacientja, pas ndërhyrjes gëzon shëndet të plotë.

#Mirënjohje për ekipin e neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.