Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kujdes nga fryrja e barkut, është simptomë kryesore e këtij kanceri

Tre të katërtat e grave nuk e dinë se fryrja e barkut është një simptomë kryesore e kancerit të vezoreve. Një sondazh me 1000 gra në Britani për kancerin e vezoreve zbuloi se 79 për qind e grave nuk e dinin që fryrja e barkut është një simptomë e kësaj sëmundje. Gjashtëdhjetë e tetë për qind ishin të pavetëdijshme se dhimbja e barkut është një shenjë dhe 97 për qind nuk ishin të vetëdijshme se edhe fryrja është një simptomë.

Shumica e grave (99 përqind) nuk e dinin se nevoja për të urinuar më urgjentisht është gjithashtu një shenjë, ndërsa provat tregojnë se grave shpesh mund t’u thuhet se simptomat e tyre janë më shumë të ngjashme me simptomat e sindromës së zorrës së irrituar (IBS). Kanceri i vezoreve nuk mund të kapet nga kontrolli për kancerin e qafës së mitrës. Kanceri i vezoreve vret rreth një të tretën e grave në vitin e parë pas diagnozës dhe shpesh diagnostikohet në fazat e vona ndërkohë që çdo vit po rritet gjithnjë e më shumë numri i grave të prekura. Njohja e simptomave është thelbësore për të gjithë.

I vetmi person që mund të kuptojë simptomat e kancerit jeni ju, kështu që duhet të bëheni shumë të vetëdijshme për trupin tuaj. Flisni me mjekun e familjes dhe mos kini frikë të të përmendni kancerin ovarian nëse jeni të shqetësuara. Simptomat e kancerit ovarian mund të jenë të vështira për t’u njohur, veçanërisht në fillim. Ato shpesh janë të njëjta me simptomat e problemeve më pak serioze, të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS) ose sindroma para-menstruale (PMS).

Simptomat më të zakonshme të kancerit ovarian janë: Ndjeheni vazhdimisht të fryr, barku është i fryrë, ndjenja e shpejtë e ngopjes kur ha ose humbja e oreksit, nevojë për urinim më shpesh ose më urgjentisht se zakonisht Simptoma të tjera mund të përfshijnë: Dispepsi e vazhdueshme ose vjellje, dhimbje gjatë seksit, një ndryshim në zakonet tuaja të zorrëve, dhimbje shpine, gjakderdhje vaginale – veçanërisht gjakderdhje pas menopauzës, ndjeheni të lodhura gjatë gjithë kohës, rënie nga pesha.