Gjate nje interviste, shefi i Urgjencës Skender Brataj tha se vera pritet që të jetë e qetë për shkak se treguesit flasin për shifra në rënie të rasteve te reja dhe numrit të jeteve te humbura.
Brataj gjithashtu u shpreh optimist se pranvera e vitit tjetër mund të shënojë edhe fundin e pandemisë.
“Unë mendoj që vera do të jetë e qetë për arsye të treguesve që kemi. Ne patëm një lockdown të menjëhershëm në mars. Ndërsa në qershor në mendoj që virusi ishte i dobët dhe ka infektuar shumë njerëz që e kanë kaluar shumë lehtë. Gjithashtu unë mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë kaluar Sars-Cov-1.
Nuk mund të flasim saktësisht, por gjithashtu mendoj që kjo verë do të jetë e qetë, do të kemi një dimër bashkëjetues me virusin, dhe besoj që pranvera e vitit tjetër mund të sjellë fundin e saj. Siç e shohim të paktën 400, 000 mijë qytetarë janë vaksinuar dhe mund të themi që jemi në një situatë të mirë të imunizimit”, tha Brataj.