Jeni duke menduar të blini një jastëk për beben tuaj të vogël pasi mendoni se ai nuk ka rehatinë e duhur gjatë gjumit pa të? Apo mendoni se bebi juaj është tepër i vogël për të fjetur me një të tillë? Mësoni tani se kur është momenti i duhur që fëmija të flejë me jastëk tek koka.
Nëse deri në këtë moment bebi juaj nuk ka fjetur ndonjëherë me jastëk, pra deri tani ka fjetur në një sipërfaqe të sheshtë, ai nuk e di cfarë ndryshimi do të kishte të fjeturit ndryshe. Sipas pediatërve, jastëku është një send i rrezikshëm gjatë gjumit të fëmijës pasi mund të shkaktojë SIDS dhe për këtë arsye ju nuk duhet t’ja vendosni bebes tuaj nëse e shikoni se ai nuk ka nevojë për të, pra nëse fle i qetë. Edhe pse disa modele djepësh kanë jastëkun e tyre, ju duhet të evitoni përdorimin e tij të paktën deri në moshën 1.5 vjecare, në mënyrë që të evitoni mbytjen e fëmijës në gjumë.
Çfarë duhet të kemi parasysh ndërsa zgjedhim jastëkun e fëmijës?
Jastëku duhet të jetë:
I vogël dhe i sheshtë
Ai nuk duhet të jetë shumë i fortë ose shumë i butë. Një jastëk i butë e rrit edhe më shumë rrezikun e SIDS
Mos blini jastëk me pupla. Është një faktor tepër i lartë rreziku për mbytje
Jastëku duhet të jetë anti-alergjik
Në momentin që do ta blini e shtypni me dorë. Nëse forma e tij ndryshon shpejt evitojeni pasi është tepër i butë. Nëse forma e tij ndryshon shumë ngadalë është tepër i fortë. Burimi: Website per nenat
Shijet e jetes do ti gjeni ketu