Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Kush janë 5 bodyguard-et e Grida Dumës? Politikania sqaron te verteten me ne fund

Në protestën e 7 korrikut, e cila ishte thirrur nga Rithemeli, u bë virale një foto e deputetes Grida Duma, e cila shfaqej me disa bodyguard të veshur me të zeza.

Gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, ku ka folur për shumë dimensione të saj, ajo ka sqaruar si qendron e vërteta. Duma ka bërë të ditur me humor se ata janë kushërinjtë e saj dhe vishen me të zeza.

“Ai djali me mjekër është djali i dajës tim. Janë dy kushërinjtë e mi ata, i dua shumë dhe i përshëndes. Aq shumë vishen me të zeza sa qëllon edhe kështu. Ata kanë hasur shumë vështirësi me gazin lotsjellës. Ata janë gjithmonë me mua.

Do ta them me modesti që pak njerëz në politikë sjellin njerëzit e vetë. Ata vijnë dhe unë i them mirë që vini po pse rrini kaq serioz”, ka thënë ndër të tjera deputetja.