Një rast denoncimi ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Një shef kuzhine i quajtur Mandi është kthyer në një shqetësim të madh për vendin ku punonte pasi ngacmonte sanitaret(vajza të reja në moshë), recepsionistet por edhe pushueset e hotelit ku ai ishte i punësuar.
Shef Mandi, që cilësohet si manjak nga denoncuesja i shqetësonte vajzat orar pa orar duke i telefonuar vazhdimisht, duke kërkuar takime me to. Shefi ka arritur të gjejë edhe kontaktet e një prej pushueseve që ka qendruar në hotelin ku ai punonte dhe e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme.
Pasi eprorët e shef Mandit janë vënë në dijeni të këtij rasti ata e kanë pushuar nga puna, ndërsa ky i fundit nuk ka denjuar të mohojë akuzat pasi gjithçka ka qenë e faktuar me fakte.
Më poshtë disa prej mesazheve ngacmuese të shef Mandit dhe mesazhi me eproren e tij: