Ky eshte qyteti Shqiptar ku grate jane me te rrezikuara nga kanceri i gjirit

Tetori është muaji sensibilizimit për kancerin e gjirit ndaj u bëhet thirrje grave të bëjnë mamografinë.

Në vendin tonë, rajoni i Beratit është një ndër zonat ku kanceri i gjirit prek më shumë gratë.

Në spitalin e Beratit kryhen 40 vizita dhe mamografi në ditë sipas një grafiku të përcaktuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Zona që ka më shumë gra të prekura nga kanceri i gjirit është Kuçova për shkak të ndotjes nga mbetjet e naftës dhe hidrokarbureve.

Në Kuçovë, konstatohen shumë probleme tek gratë si me kancer gjiri ashtu dhe me kiste dhe fibra adenoma.

Një vit më parë në muajin tetor janë kryer 450 depistime.

Kanceri i gjirit mund të kurohet vetëm në rast se diagnostifikohet në kohë, prandaj këshillohen kontrollet e shpeshta jo vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit.