Ky eshte shkaku kryesor i rrezikut të kancerit të zorrëve tek të rinjtë

Studim më i ri thotë se DIETA është faktori kryesor i rrezikut për kancerin e zorrëve. Studiuesit zbuluan se molekulat e quajtura metabolitë ishin nxitësit kryesorë të sëmundjes, veçanërisht ato që lidhen me mishin e kuq dhe ushqimet e përpunuara.

Më tej studimi zbuloi se ndryshimet në dietë përbënin një pjesë të konsiderueshme të dallimeve të vërejtura midis pacientëve të rinj dhe atyre të moshuar.

Të dhënat nga rezultatet e studimeve tregojnë qartë se shkaktari kryesor është dieta. “Ndonëse nuk është gjithmonë e lehtë, është shumë më e thjeshtë të ndryshosh dietën për të parandaluar kancerin e zorrëve”.
Prandaj një nga mjekët e ekipit thotë: “Gjithmonë sigurohem që pacientëve të mi t’u sjell dietën e duhur ushqimore që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura në lidhje me stilin e tyre të jetesës”

Ekspertët besojnë se më shumë se gjysma e rasteve mund të parandalohen duke ndjekur këto rregulla:
Shmangia e mishit të përpunuar dhe kufizimi i marrjes së mishit të kuq
Ngrënia e shumë fibrave nga drithërat, bishtajat, perimet dhe frutat
Ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore
Qëndrimi i hidratuar (duke pirë rreth 1.6 deri në dy litra lëngje në ditë)
Të qenit më aktiv (p.sh. duke marrë shkallët në vend të ashensorit, duke ecur në dyqane, duke bërë punët e shtëpisë, duke shëtitur qenin, duke kërcyer, duke notuar, shëtitje)
Ulja e konsumit të alkoolit
Lënia e duhanit
SHIKO.NEWS