Ky eshte ushqimi qe me vetem nje kafshat shkakton kan-cer të mëlçisë

Ushqimi tajlandez njihet për shijet e tij unike, që nga ‘Pad Thai’ e deri tek ‘Curry’ jeshil ose i kuq. Por ka një gatim lokal që mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Ky ushqim është aq i rrezikshëm sa një kafshatë e vetme mund të shkaktojë kancer të mëlçisë.

Ky ushqim kancerogjen besohet të jetë shkaku i vdekjes së 20,000 njerëzve në Tajlandë çdo vit.

Edhe pse nuk e gjen në restorantet e zakonshme të ushqimit tajlandez ose në supermarketet lokale, është shumë popullor në provincën tajlandeze Khon Kaen dhe sidomos në provincën më të varfër të vendit, Isaan.

I njohur si “Koi Pla”, ky ushqim përbëhet nga peshk i papërpunuar i grirë, i përzier me erëza, barishte dhe lëng limoni, dhe konsumohet çdo ditë nga shumë tajlandezë.

Ndonëse mund të mendoni se është peshku i papërpunuar që shkakton kancerin e mëlçisë, shkaku i vërtetë janë parazitët që jetojnë brenda peshkut.

Këta parazitë gjenden në peshqit e ujërave të ëmbla të rajonit Mekong, ndërsa besohet se rajoni Isaan ka shkallën më të lartë të raportuar të kolangiokarcinomës, ose kancerit të kanaleve biliare, në botë për shkak të konsumit të lartë të këtij ushqimi.

Dr. Narong Khuntikeo, një kirurg i mëlçisë nga Tajlanda, ka luftuar për ndërgjegjësimin ndaj kësaj delikatesë të rrezikshme pasi të dy prindërit e tij humbën jetën nga kanceri i mëlçisë pasi e konsumuan atë.

“Është një problem madhor shëndetësor këtu, por askush nuk flet për këtë, sepse njerëzit këtu vdesin si ‘gjethet’ që bien nga pema”, tha mjeku për Agence France-Presse.

Kanceri i kanaleve biliare, që konsiderohet një “vrasës i heshtur”, ka një nga normat më të ulëta të mbijetesës nëse nuk trajtohet me kirurgji.

Dr. Khuntikeo, së bashku me shkencëtarë, mjekë dhe antropologë, kanë kaluar vite duke testuar banorët nga rajoni Isaan për praninë e parazitit.

Duke përdorur aparatura me ultratinguj dhe kite për analizën e urinës, mjeku ka zbuluar se deri në 80 për qind të banorëve të disa komuniteteve kanë konsumuar parazitin vdekjeprurës.

Ndërkohë që ai përpiqet të përhapë informacion dhe paralajmërime për rreziqet e konsumimit të koi pla, autoritetet lokale shëndetësore kanë futur në kurrikulën shkollore mësime mbi rreziqet e ushqimit të papërpunuar. Por, Dr. Khuntikeo përballet me vështirësi, sidomos nga brezi më i moshuar.

Ata që kundërshtojnë këshillat e ekspertëve të shëndetit, pavarësisht nga rreziku shëndetësor, pretendojnë se gatimi i peshkut, mënyra më e mirë për të eliminuar parazitin, shkatërron plotësisht shijen e tij. Burimi JOQ