Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ky është veprimi që mund të rrezikojë jetën e fëmijës suaj gjatë gjumit të drekës

Një nënë po paralajmëron prindërit e tjerë për rreziqet e goditjes nga i nxehti, edhe nëse fëmijët e tyre nuk kanë qenë jashtë në diell. Jessica Abma ka postuar në Facebook një foto të vajzës së saj të vogël, Anastasia, me një mesazh të rëndësishëm për prindërit e tjerë. Nëna rrëfen se ka përjetuar “momentin më të frikshëm që mund ta kishte imagjinuar”, kur shkrepi këtë foto të vajzës. Ajo shpjegon se vajza ishte duke vuajtur disa simptoma të goditjes nga i nxehti. Jessica kishte vajtur të kontrollonte vajzën, e cila ishte duke marrë një sy gjumë gjatë drekës, por nuk mundi ta zgjonte për 20 minuta dhe iu desh të telefononte shërbimet e urgjencës.

Ajo kishte frikë se mos vajza e saj e vogël kishte pësuar goditje nga e nxehti, edhe pse nuk kishte dalë në diell. Mos humbisni: Goditja nga të nxehtët, si të veprojmë “Anastasia ishte duke marrë një sy gjumë”, shpjegon ajo. “Nuk e dija sa shumë nxehtë ishte në dhomën e gjumit derisa shkova për ta zgjuar vajzën, e cila kullonte në djersë, i ishte skuqur fytyra dhe nuk munda ta zgjoja”. Na u deshën rreth 20 minuta që ta zgjonim, tregon ajo. “Është një leksion i mirë prej të cilit mund të mësojnë edhe prindërit e tjerë, të cilët duhet të sigurohen që të kontrollojnë dhomat në shtëpi sepse mund të bëhen edhe më të rrezikshme se një makinë e nxehur në diell”.

”Akoma jam e shokuar dhe nuk mund ta imagjinos se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do ta kontrolloja vajzën” e mbyll Jessica rrëfimin e saj. Postimi është shpërndarë më mijëra herë dhe ka marrë një sërë reagimesh që nga momenti që ajo e shpërndau në faqen e saj në Facebook.