Ndonëse ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19, disa pacientë po ia dalin të mposhtin koronavirusit.
Në pamje duket se si largohen nga spitali teksa mbajnë maskë oksigjeni dhe shoqërohen me karrige me rrota.
Kujtojmë se një ditë më parë u shënuan 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe. Ndërsa nga 3469 testime, rezultuan pozitivë 570 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë.