Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

LAJM I FUNDIT/ Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar Dr. Pavli Xinxo. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë.

Dr. Pavli Xinxo, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Ai e filloi karrierën si farmacist në qytetin e tij të lindjes, në Berat. Në vitin 1958 përfundoi studimet universitare për farmaci në Universitetin e Pragës.

U transferua në Tiranë ku u emërua kryetar i degës farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë. Më pas me krijimin e depos farmaceutike, u emërua drejtor i saj.

U specializua në Kinë për mjekësi popullore dhe së bashku me Prof. Zef Simën krijuan Institutin e Mjekësisë Popullore, ku u emërua nëndrejtor i këtij institucioni. Në këtë kohë bashkë me Petrit Kokalarin dhe Prof. Zef Simën punuan dhe botuan librin Bimët Mjekësore në familje.

“Ndarja nga jeta e Dr. Pavlit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për shërbimin farmaceutik, për të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, fëmijëve, të afërmve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në njoftim.