Shtetasit shqiptarë pritet qe shume shpejt te kene nje shtet me shume per te vizituar lirisht pa viza. Bëhet fjalë për Armeninë. Qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.
Ky propozim vjen për faktin se qytetarët armenë mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri që prej vitit 2013 dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.
Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, atëherë qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti.