Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajm i mirë / Nga 28 marsi, lidhje direkte fluturimi nga Rinasi me këtë shtet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar fillimin e fluturimeve direkte me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DBX) dhe anasjelltas, duke filluar nga data 28 Mars 2021. Linja ajrore me bazë në Dubai, Flydubai, do të operojë dy herë në javë, të Enjteve dhe të Dielave, me një Boeing 737.

Flydubai do të jetë linja e parë me qendër në Dubai që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Fluturimet do të nisen nga TIA në 13.30 të pasdites duke arritur në DXB në 21.55 të darkës, të orës lokale. Fluturimi i kthimit niset në 9.35 të mëngjesit, ora lokale, nga Dubai dhe arrin në TIA në 12.30 të drekës.

Kompania ajrore Emirates do të operojë tranzit së bashku me kompaninë Flydubai duke u ofruar udhëtarëve më shumë lidhje pa ndërprerje përmes qendrës ndërkombëtare të aviacionit të Dubait në 155 destinacione duke përfshirë Australinë, Kinën, Oqeanin Indian, Japoninë dhe Azinë Jugore.