Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajm i mire.Nis eksperimenti ne Gjermani, 1200 euro çdo muaj per tre vjet pa bërë asgjë

Për një periudhë kohore prej tre vjetesh, një grup i përzgjedhur personash në Gjermani do të paguhen çdo muaj nga 1200 euro pa bërë asgjë. Deutsche Welle kete lajme te mire qe te gjitha ata qe duan te marrin kete shume.

“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave më shumë se 1.5 milionë vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë studim të madh mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara. Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësisht prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë tre vjeçare” raportoi DW.

Paratë e këtij eksperiementi vijnë nga një grup donatorësh, të paktën 150 mijë të tillë dhe është i çliruar nga taksat. Në fund të projektit çdo pjesëmarrës do të marrë 43 mijë euro që çon në total koston e projektit 5.6 milionë euro. E gjithë kjo është nisur nga një projekt bamirësie në Berlin.

Zyrtarët nga bamirësia Mein Grundeinkommen (Të ardhurat e mia bazike) janë të bindur se një e ardhur e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët do të zgjidhte shumë probleme aktuale. Supozimi është se njerëzit bëhen më kreativë dhe bëhen më të lirë dhe më të lumtur nëse nuk përballen vazhdimisht me presionin për të fituar para të mjaftueshme për tja dalë.

Eksperimenti do t’i japë ekipit të tij të gjitha përgjigjet që i duhen, thotë Schupp. Edhe ndryshimet në nivelet e stresit të njerëzve mund të identifikohen me ndihmën e mostrave të flokëve, argumenton ai.