Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajm i mire per te gjithe Shqiptaret/Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur për të raportuar gjendjen e panemdisë në vendin tonë dhe masat kufizuese që janë ende në fuqi. Mira Rakacolli kryetarja e këtij Komiteti ka njoftuar se duke filluar nga data 3 mars nuk do ketë më orë policore, ndërsa masat e tjera vijojnë të jenë të njëjta.

Kemi një situatë më të favorshme, se ajo që kemi pasur një javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë, vazhdon të mbetet e tillë. Të infektuarit do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, vaksinimi është i këshillueshëm që të fillohet për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në kufi duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose një test negativ. Nëse nuk i kanë këto dokumente, duhet të vazhdojë izolimi. Vazhdon të mbetet në fuqi masa për grumbullimet, deri në 30 % të kapacitetit të strukturave, përsa i përket orës policore, ajo do të hiqet.