Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Lajme të mira për motin. Metereologia tregon se cfarë pritet 5 ditet ne ditet e para te qershorit

Le të njihemi me parashikimin e motit për 24 orët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja. Kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht, ndërsa reshjet do të largohen nga pjesa më e madhe e territorit shqiptar që sonte në mbrëmje dhe gjatë natës. Reshje të izoluara do të vijojnë vetëm në juglindje, ku priten edhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.

Temperaturat e mëngjesit do të shënojnë një rënie të lehtë, por gjatë mesditës pritet një rritje me rreth 3°C, duke çuar maksimalet deri në 29°C në rang vendi. Reshjet do të jenë afatshkurtra dhe të përqendruara kryesisht në zonat juglindore. Era do të fryjë me intensitet mesatar në të gjithë territorin, ndërsa në zonat detare do të jetë më e fortë, me drejtim verior dhe veriperëndimor.

Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa reshjet priten të jenë të pakta dhe të përqendruara pjesërisht në qendër, por kryesisht në juglindje, në formë rrebeshi gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit. Gjatë pjesës tjetër të ditës, moti do të përmirësohet ndjeshëm në veriperëndim dhe përgjatë bregdetit perëndimor.

Temperaturat minimale në mëngjes do të zbresin në rreth 6–7°C në skajet veriore dhe verilindore, ndërsa në zonat perëndimore do të variojnë nga 11 deri në 14°C. Në mesditë, rritja e temperaturave do të jetë e ndjeshme, ku në zonat malore jugore priten vlera nga 19 deri në 22°C, ndërsa në ultësirën perëndimore termometri do të ngjitet nga 27 deri në 29°C.

Për pesë ditët në vijim, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe stabilitet. Nga dita e shtunë dhe në vijim, do të kemi një mot të nxehtë, me temperatura të larta që në orët e mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe bregdetare. Vlerat minimale do të luhaten nga 8 deri në 12°C në zonat malore, ndërsa ato maksimale do të arrijnë dhe tejkalojnë 33°C gjatë javës së ardhshme përcjell shqiptari.net.

Në rajonin e Ballkanit, reshjet do të largohen gradualisht fillimisht nga veriu, më pas edhe nga brigjet perëndimore. Për ditën e nesërme, reshje afatshkurtra do të vazhdojnë në juglindje të Ballkanit, kryesisht në rajonin e Selanikut, pjesë të Detit të Zi dhe në Turqi. Në pjesën tjetër të rajonit parashikohen kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje në mesditë.

Në Europë, situata meteorologjike do të jetë kryesisht e qëndrueshme në pjesën më të madhe të kontinentit. Moti i kthjellët do të dominojë në Ishullin Britanik, Europën Perëndimore dhe zonën e Mesdheut. Vranësira dhe reshje të izoluara do të prekin verilindjen dhe juglindjen e kontinentit, përkatësisht zonat e Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme në Europën Jugore dhe Gadishullin Iberik, ku priten vlera deri në 35–36°C në Portugali dhe Spanjë. Edhe Ballkani do të regjistrojë temperatura mbi 30°C, sidomos në zonat perëndimore dhe jugore.

Ky ishte parashikimi i motit për 24 orët e ardhshme.
Faleminderit për vëmendjen dhe mirupafshim!