Mbyllet një klasë me covid pasi gjysma e nxënësve rezultoi pozitiv. Inspektorati Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster i ka vene drynin klases se peste ne shkollen 9-vjecare Avni Rustemi ne Bashkine e Libohoves.
Shkak eshte bere prekja e 8 nxenesve me Covid-19 qe do te thote afro gjysma e klases.
Izolimi i nxenesve te prekur dhe mbyllja e klases ndermerret ne kushtet e prerjes se zinxhirit te infektimit per tek nxenesit e tjere te klases.
Klasa nuk do te funksionoje per 2 jave te plota. Nderkohe jane mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastres dhe nje zyre tek ADISA pasi jane konstatuar punonjes te prekur me Coronavirus.