Karantina rikthehet sërish në fokus të përditshmërisë njerëzore, por këtë herë jo më me Covid-19, por me linë e majmunëve që po përhapet me shpejtësi në Evropë.
Belgjika bëhet vendi i parë që prezanton karantinën e detyrueshme për shkak të përhapjes së lisë të majmunëve.
“Kushdo që rezulton pozitiv për virusin duhet të izolohet për 21 ditë pasi mjekët paralajmërojnë për ‘rritje të konsiderueshme’ të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ‘dy deri në tre javëve’ të ardhshme”, shkruan Daily Mail.
Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale. Sëmundja prek më shumë personat homoseksualë dhe biseksualë, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.
Dr Claire Dewsnap, presidente e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, ka thënë gjithashtu se shpërthimi mund të ketë një ‘ndikim masiv’ në shërbimet e shëndetit seksual në Britani.
Krahas sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, mjekët janë duke marrë masa parandaluese për pacientët e prekur dhe personat, të cilët kujdesen për ta duke i vaksinuar me vaksinat e lisë. Gjithashtu bëhet e ditur se askush nuk ka vdekur nga ky virus deri më sot.