Regjistrohet ngjarja e parë me afganët e ardhur në Shqipëri. Një shtetas afgan ka mbetur i plagosur nga goditjet.
Sipas informacioneve të para ai është qëlluar nga një grua afgane dhe arsyet ende nuk dihen.
Burri është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ndodhi sot në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë.
Si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur me thi kë bashkëjetuesin e saj M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetësja afgane është shoqëruar për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.
Ky është incidenti i parë mes afganëve të ardhur prej disa javësh në Shqipëri.